Në ligën amerikane MLS, gjatë ndeshjes sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi e ka shënuar një supergol së bashku me klubin e tij Colorado Rapids.
Super goli i tij erdhi në minutën e 26’ nga gjuajtja e lirë, pasi në momentin e goditjes portieri kundërshtar ende nuk ishte i gatshëm, mirëpo goditje e Gashit ishte e shpejtë dhe precise, drejt e në portën e kundërshtarit.
Veçse si përfundim goli i tij nuk ishte më i vlefshëm, pasi skuadra e tij pësoi humbje nga Columbus Crew me rezultatin 2-1.
Mirëpo skuadra e Shkëlzenit ishte me një lojtar më pak gjatë ndeshjes, për shkak të kartonit të kuq që e mori Deklan Wynne.
Shkëlzen Gashi është transferua te klubi amerikan në vitin 2016 nga Baseli, dhe deri më tani i ka 64 paraqitje, 13 gola dhe 6 asistime.