Shkëlzeni aktivizon një 'teolog mysliman', kundër Edi Ramës

Shkëlzeni aktivizon një 'teolog mysliman', kundër Edi Ramës

Berisha dhe Meta po përdorin gjithë arsenalin e tyre kundër Edi Ramës, gjatë këtyre muajve të fundit.

Pasi ngritën një televizion me para që nuk dihet se nga vijnë, ata kanë afruar gazetarë dhe analistë të shumtë, që sulmojnë non stop Edi Ramën.

Por, interesant është një prej tyre.

Kjo, për faktin se është teolog mysliman.

Ose të paktën ashtu prezantohet në publik.

Ai ka qenë madje për disa vite edhe drejtues i Kulteve Fetare, kur në pushtet ishte Berisha.

Quhet Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Prej disa muajsh, ndërkohë që kishte kohë që ishte “zhdukur”, ai është aktivizuar, por këtë radhë politikisht.

Tani Gjinishi shfaqet si analist në portalin e familjes Berisha, për të sulmuar Edi Ramën, me një fjalor që do t’ia kishte zili edhe Fahri Balliu.

Nuk dihet se çfarë e shtyn një “teolog”, që të paktën publikisht përgjatë gjithë këtyre viteve është përpjekur të mbajë distancë nga politika, të kthehet në një kamikaz në duart e Shkëlzen Berishës, por duket shumë e çuditshme përfshirja e tij në këtë betejë “për jetë a vdekje” të dyshes Berisha-Meta kundër Edi Ramës.

Vrasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit

Komuniteti Mysliman vite më parë do të tronditej nga një ngjarje e rëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u qëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.

Deri më tani nuk është dënuar askush për vrasjen e tij pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vrasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet ekstremiste të mbështetura nga fondacioni Al Haramain në atë periudhë në Tiranë.

“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u vra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Al Haramain) u ndalua si dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.

Pak para se të vritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në (Shoqatën Al Haramain) pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës Al Haramain në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al Kaedës me Al Haramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri.

Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e vrasjes së Tivarit nga ekstremistët e El Haramain.

“Para se të vritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri. Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të ekstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.

Vrasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al Kaedës në Shqipëri.

Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke arrestuar figura të larta të kësaj organizate terroriste në Shqipëri.

Anëtarët e huaj të Al Kaedës apo organizatave të saj bija ose u arratisën ose u arrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë./ Tema

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2020 02:14

    Vrasja e Sali Tivarit ngjan si dy pika uji me ate te Baba Faja Martaneshit,dhe ajo dore e brendeshme ishte.

    Përgjigju
  • Vlora: 12/10/2020 15:11

    Ky duket që në surat komplet erdogan m*ti, pis njeri të vjen vështirë nga kjo farë e keqe që na ka lënë Turqia pas.

    Përgjigju
  • meri: 12/10/2020 14:13

    Dihet qe Sali Berisha & ILIR META ,po kerkojne( me qiri)mercenar per te shpetuar lekuren e tyre,nuk arrijne te kuptojne qe,sa me shume te flasin keq per Edi Ramen,aq me dhume njerzit i urrejne,sepse i njohim,kemi 30-vjet qe i mbajme ne qafe.Jan dhe perdorin,politike te vjeteruar per te luftuar kundershtarin,kerkojne te fitojne pike me lufte klasash.Lerini te flasin,sa here qe hapin gojen,nxjerin prej saj "xhevahire"

    Përgjigju
  • Wodi: 12/10/2020 13:53

    MULLAH SHKERDHENI, SHKERDHEN SALIU! FARE E KEQE TURKU

    Përgjigju
  • O tej: 12/10/2020 13:33

    Berisha dihet eshte sekti me kompromentuar me lidhje terroriste dhe e trasheguar tek i birr koqekandari Shkerdhate Sypeshkaqen Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë