Shkëlzeni mohon udhëtimin me
Ismailajn/Përgjigjia e Report TV

Shkëlzeni mohon udhëtimin me<br />Ismailajn/Përgjigjia e Report TV
Pas lajmeve të djeshme se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka udhëtuar në një avion me të akuzuarin e procesit CEZ, Kastriot Ismailaj, ka reaguar nëpërmjet një e-maili dërguar disa mediave Shkëlzen Berisha, i cili ka përgënjeshtruar faktin se ka udhëtuar sëbashku më Kastriot Ismailajn.

Sa më poshtë është përgënjeshtrimi i tij, pasuar edhe nga reagimi i Report TV.
 
Përgenjështrimi i Shkëlzen Berishës:
Te dashur miq sot nje nga tualetet mediatike te Rames qe ushqehet me para publike permes koncesioneve te dhena nga qeveria, percolli shpifjen e radhes sipas se ciles une paskam udhetuar me z.Ismailaj (me te cilin nuk kam pasur kurre asnje lloj lidhje e aq me pak pune apo udhetime te perbashketa) drejt Prages per ta ndihmuar ate ne lidhje me kontratat e tij me CEZ. 

Per ta vertetuar kete u serviren disa gjysma datash kur z.Ismali dhe une kemi rastisur ne vajtje ose ne kthim (asnjehere ne te dyja) ne te njejtin avion ne segmentin Tirane - Vjene. Per te hamendesuar per ate qe ka ndodhur pertej ketij segmenti, ne mungese te fakteve, media ne fjale serviri shpifjet e porositura te njerit prej uritheve te Rames.

Une si cilido pasagjer pergjigjem vetem per veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi kush hipen apo ku shkojne 200 udhetaret e tjere te avionit. Pavaresisht kesaj deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore se nuk kam udhetuar kurre as ne Prage dhe ne asnje destinacion tjeter te rruzullit as me z.Ismailaj as me ndonkend te afert me te.

I bindur qe me afrimin e zgjedhjeve, shpifjet ndaj meje dhe familjes time do te vazhdojne per te mbuluar mashtrimet, deshtimet dhe vjedhjet e Rames, njelloj si refreni fajin e ka Saliu, kam vendosur t'u pergjigjem ne rruge ligjore.

Disponoj te gjitha provat e duhura per te paditur per shpifje te gjithe ata qe mendojne se do shpetojne koncesionet, sarajet , parate e vjedhura ne marreveshjet me CEZ dhe lekuren e tyre permes mashtrimit dhe trillimit.
Padia per shpifje do te jete PENALE !

 
Shkëlzen Berisha
 
Përgjigjet Report TV:
 

I nderuar z. Shkëlzen, ai që ju quani “tualet mediatik” është një grup botues, i përbërë nga profesionistë shumë të aftë, që nuk merr asnjë financim publik, që jeton me (ato pak) para të reklamave dhe që i paguan taksat shtetit, ndryshe nga media online, që ju financoni me para në të zezë, që nuk janë regjistruar në Tatimet dhe që përdorni si një ushtri pirate ndaj kundërshtarëve tuaj.

Për të kuptuar se për cilat media po flasim, mjafton të lexosh listën e adresave, të cilave iu drejtohet e-maili që na keni dërguar në redaksi: nuk duken askund ato media që ju financoni në mënyrë të paligjshme (dhe që kanë qenë të parat që kanë publikuar letrën tuaj), pasi traktin tuaj ua keni dorëzuar personalisht në dorë dhe jo nëpërmjet e-mailit. I kuptojmë tonet fyese të letrës suaj, pasi ka qenë babai tuaj ai, i cili u ka mësuar se kushdo që kritikon juve apo familjen tuaj duhet të trajtohet si një armik për vdekje, të cilit nuk duhet t’i jepet asnjë formë respekti.

Ne pranojmë se dokumenti, që kemi publikuar, ku, mes të tjerash, zbulohet se ju keni udhëtuar disa herë në të njejtin avion me zotin Kastriot Ismailaj, të cilin thoni se nuk e keni njohur, nuk është prova përfundimtare e marrëdhënieve tuaja me një nga sekserët e skandalit CEZ.

Ju e përkufizoni praninë tuaj në të njejtin avion me Ismailajn si një rastësi, por gazetarët tanë nuk besojnë në koincidencat. Është çështje interpretimi, mbi të cilën, nga ana tjetër, po heton edhe një komision hetimor dhe ndoshta edhe Prokuroria. Por, të paktën, ne e kemi bazuar interpretimin tonë mbi një dokument, autentik dhe real.

Ndërkohë, ka 25 vjet që babai tuaj, nga podium i Parlamentit dhe nga mediat e tij pirate, përbalt me shpifje këtë vend, duke akuzuar politikanë, gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë për krimet më monstruoze, pa nxjerrë kurrë as edhe një dokument të vetëm.

Në rast se ju jeni skandalizuar pse publikimi i një dokumenti është shoqëruar me një interpretim të gabuar, si reagoni kur babai tuaj (apo gazetarët e tij) pa patur as një fije prove i përkufizojnë kundërshtarët si kriminelë, vrasës, mafiozë, trafikantë, etj?

Shpifjen kolektive pa prova, që u shpik për herë të parë nga Stalini, ka qenë babai tuaj ai, që e trashëgoi nga regjimi i Enver Hoxhës dhe e rifuti si rregull politik edhe në kohën e demokracisë.

Këto janë rregullat e pista të lojës, imponuar nga Sali Berisha politikës dhe mediave shqiptare, që ju i ndiqni edhe vetë, por për çka edhe ju (ndoshta) po filloni të paguani pasojat. Ne nuk na pëlqejnë. Në rast se dhe ju jeni dakord, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të filluar t’i ndryshojmë.     


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim