“Ndal Policia!” Por trafikanti nuk ndali, ndaj efektivët e ndoqën në cdo cep lagje e rrugicë derisa e mbërthyen të riun 27-vjecar.
Është ky një moment nga operacioni i kryer dje nga oficerët e policisë së Tiranës ndaj 5 trafikantëve të drogës, të cilët po shkëmbenin 1 kg heroinë ditën e djeshme pas ish-Ekspozitës, "Shqipëria Sot'.
4 prej 5 autorëve nisën menjëherë të vrapojnë për t'i shpëtuar arrestimit, por Policët, të veshur civilë, kishin bllokuar të gjitha pikat kyçe të rrugicave, duke mundur arrestimin e tyre.
Në 3 raste Policia ka përdorur forcën për të arrestuar trafikantët, ku sipas dëshmive janë shtrirë në tokë, për shkak se kishin një rrezikshmëri të lartë.
Në një moment ka qenë Fatjon Bahiti i cili është përpjekur të largohet nëpërmjet një tuneli që të nxjerrë në rrugën ‘Myslim Shyri’, por të shtënat e Policisë e kanë trembur, duke bërë që të dorëzohet.
Policia i ka kërkuar 27-vjeçarit që të shtrihet në tokë dhe më pas i ka vënë prangat.
Ndërkohë dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë Report TV se ka patur të shtëna edhe nga trafikantët, por Policia thotë se kanë qënë oficerët e saj të cilët kanë qëlluar në ajër.
Policia thotë se Fatjon Bahiti, Abdyl Musagaj, Tomorr Shqezi, Ervin Myftiu dhe Nikolin Merko po shkëmbenin heroinë. Në dëshmitë e para që 2 prej trafikatëve kanë dhënë në Polici, kanë pranuar se ishte e tyre sasia e heroinës. Burime të Report TV bëjnë me dije se këta persona ishin në ndjekje nga disa makina të policisë.
Nga përgjimet ka rezultuar se trafikantët kishin rënë dakort për të shitur 1 kg e 24 gr heroinë dhe kanë zgjedhur vendin, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO