Shkëmbim studentësh Shqipëri – Kosovë, ministrja e Arsimit: 30 bursa në vit! Bashkëpunim edhe për kërkimet shkencore

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo marrëveshje mes dy vendeve pritet të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e arsimit të lartë, përfshirë këtu edhe kërkimin shkencor.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu tha se risi në këtë marrëveshje janë bursat që do të jepen nga dy vendet për 30 studentë në vit. Po ashtu, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje lehtëson procedurat për njohjen reciproke të certifikatave dhe diplomave, duke i dhënë studentëve dhe profesionistëve mundësinë për të ndërtuar karrierën dhe për të ndarë njohuritë në një spektër më të gjerë gjeografik.

"Përcakton një seri bashkëpunimesh me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe vendit tonë. Do thellohet bashkëpunimi në fushën e kërkimit të lartë. Thellimi i bashkëpunimit, ndarja dhe shkëmbimi i informacionit do jetë një tjetër komponent që do zhvillohet, Një risi është programi i lëvizshmërisë se studentëve, ku do mundësohet dhënia e bursave. 30 bursa në vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme, do të ketë një proces vlerësimi që do përcaktojnë kriteret dhe procedurat.

Një tjetër komponent është sa i përket njohjes lehtësimit për njohjen e diplomave, gradave dhe titujve shkencor, pritet lehtësimi i procedurave. Mobiliteti i studentëve në të dy vendet është shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet granteve që japim, inkurajojmë projekte të përbashkëta studimore, me qëllim që të vijojmë këtë bashkëpunim të suksesshëm”.

Marrëveshja pritet të kalojë në Kuvend për t'u ratifikuar. Për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, do të formohen grupe pune të dedikuara që do të monitorojnë progresin dhe do të identifikojnë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Start up-et, Ibrahimaj: Më 16 shkurt hapet thirrja e parë

 

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bërë të ditur sot se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve. Ibrahimaj tha për mediat se përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre.

Ibrahimaj, u shpreh se thirrja do të hapet më 16 shkurt dhe qëndron e hapur për 30 ditë, ndërsa tregoi kategoritë që mund të marrin pjesë në këto projekte. Kjo masë tha ajo synon nxitjen e ideve dhe kthimin e tyre në shërbim të biznesit dhe ekonomisë.

Ibrahimaj tha se qeveria shqiptare ka planifikuar 3 milionë euro që do të shkojnë në mbështetje të projekteve dhe start up-ve.

"Parashikohet të mbështeten 50-80 projekte, ndërsa fondi në total mbi përkrahjen e startup-eve dhe lehtësuesve për vitin 2024 është 3 milion euro. Në fazën fillestare mbështetja shkon deri në 1.5 milion lekë maksimalisht dhe mund të aplikojë çdo individ që ka një ide.

Në fazën e dytë mbështeten subjekte që kanë një vit që operojnë në treg, pra që kanë dorëzuar një vit pasqyra financiare e kanë krijuar një prototip dhe nëpërmjet fondeve ata mund të zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Në këtë fazë, mbështetja financiare arrin maksimalisht 4.5 milion lekë.

Faza e tretë përfshin ato subjekte që tashmë kanë një prototip të zhvilluar, që është i tregtueshëm, por ende ka nevojë për financim që të rritet apo ndërkombëtarizohet. Mbështetja financiare në këtë fazë shkon deri në 9 milion lekë", tha Ibrahimaj. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut