“Problemi më i madh është peshkimi i paligjshëm me rrjeta të cilat kanë një perimetër më të vogël se sa lejohet”, tha Dimitar, një peshkatar i zonës.
Në bazë të programit të ri të mbrojtjes, peshkatarët nga Liqeni të Ohrit i përdorin rrjetat për të kapur peshqit e vezëve, duke i vendosur ata me kujdes nëpër kontenitorë.
Shkencëtarët e Institutit Hidrobiologjik të Ohrit më pas marrin vezoret dhe spermën nga peshqit dhe lëshojnë vezë të fertilizuara në liqen, tha biologu Zoran Spirkoski.
“Për të ndihmuar si njerëzit ashtu edhe koranin e Liqenit të Ohërit, një pjesë e koranit mund të rikrijohet falë këtij lloj ristokimi” – shtoi Spirkoski.
Ndërkohë, nga pala shqiptare, Ministria e Mjedisit apo institute të tjera, nuk kanë marrë ndonjë nismë të ngjashme për ta ruajtur peshkun në liqenin e lashtë.
Duke u nisur nga suksesi i gjithëpranuar nga moratoriumi i gjuetisë së shpendëve në Lagunat e Karavastasë apo të Patokut, do të ishte mirë që Shqipëria të bënte hapa para edhe për mbrojtjen e gjallesave të tjera që rrezikohen nga zhdukja. Korani, rrëqebulli i Ballkanit dhe arinjtë duket se janë disa raste emergjente.
s.k/Shqiptarja.com











