Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një "shi" diamantesh që bie në hapësirë në planetin e Saturnit dhe të Jupiterit.

Të dhënat atmosferike tregojnë se stuhitë e rrufeve e kthejnë metanin në blozë ose karbon, e cila pasi bie shndërrohet në copa diamanti.

Në një konferencë për shtyp, shkencëtarët thanë se diamantet më të mëdhenj kanë një diametër rreth 1 centimetër, mjaft e madhe për një unazë luksi.

Shkencëtarët pohuan gjithashtu se në fund të vitit rreth 1 mijë tonë diamante do të krijohen në Saturn.

Kjo është një sasi e madhe, që mjafton për të veshur me luks të gjithë yjet e filmave të Hollivudit.  


(v.gj/shqiptarja.com)