Shkencëtari amerikan i gjenetikës, James Watson nxori në shitje çmimin Nobel të dhënë në 1962 për zbulimin e strukturës dyzinxhore të ADN-së. Çmimi Nobel u shit për 4.8 milionë dollarë.
Sipas BBC, medalja e artë e cila u nxor në ankand shitjeje në qendrën e ankandit Christie në New York pritej që të shitej me një çmim nga 2.5 deri në 3.5 milionë dollarë. Për herë të parë një person shet çmimin Nobel sa është në jetë. 86 vjeçari Watson ka theksuar se e ka shitur çmimin për arsye të vështirësive ekonomike.
Watson gjithashtu ka theksuar se një pjesë e të ardhurave nga shitja do t'ua falë Universitetit të Çikagos ku ai ka studiuar, universitetit të Cambridge ku ai ka punuar dhe Laboratorit Cold Spring Harbor që ai ka drejtuar.
Mësohet se Watson pas një interviste të dhënë në vitin 2007, ku përshkruan se "zezakët janë më pak inteligjentë se të bardhët", ai më pas është refuzuar të përfshihet në institucionet akademike dhe shkencore.
Watson mori çmimin në fushën e mjekësisë së bashku me Francis Crick dhe Maurice Wilkins për zbulimin gjatë studimeve të strukturës dyzinxhore të ADN-së. Edhe çmimi i Crick i cili ndërroi jetë në 2004 u shit vitin e kaluar për 2.2 milionë dollarë.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com