Shkencëtarë nga 19 vende të botës përgatiten të nisin një ekspeditë një vjeçare në Arktik

Shkencëtarë nga 19 vende të botës përgatiten të nisin një ekspeditë një vjeçare në Arktik

Shkencëtarë nga 19 vende të botës po përgatiten të nisin një ekspeditë një vjeçare në Arktik, projekti më i gjatë i këtij lloji, në përpjekje për të kuptuar më mirë ndryshimet klimatike.

Anija akullthyese Polarstern pritet të nisë lundrimin nga Tromsoe në veriu të Norvegjisë, duke i dhënë mundësi qindra studiuesve ta kalojnë vitin pranë Polit të Veriut.

"Ne duam të shkojmë në Arktik sepse është epiqendra e ndryshimeve klimatike”, tha për agjencinë Reuters Markus Rex, një shkencëtar në institutin gjerman Alfred Wegener i cili udhëheq projektin.

Ekspedita, e quajtur 'Mozaiku', është mundësia e parë për shkencëtarët e klimës që të studiojnë Arktikun gjatë sezonin dimror pasi u kanë munguar pajisjet e nevojshme që thyejnë akullit.

"Nuk e kuptojmë mirë sistemin e klimës në Arktik pasi nuk kemi qenë kurrë atje në dimër", tha Rex.

Shkencëtarët për herë të parë do të jenë në gjendje të vëzhgojnë proceset kryesore klimatike në pjesën qëndrore të Arktikut përgjatë gjithë vitit, me shpresën që do të jenë në gjendje të bëjnë parashikime më të sakta në të ardhmen mbi klimën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut