Shkencëtarët japin alarmin për shkrirjen e akullit Totten, me sipërfaqe sa Franca
Akulli ka një sipërfaqe më të madhe të ekspozuar në ujë dhe për këtë është më i ndjeshëm për ndryshimet klimaterike të së ardhmes,
Akulli Totten, Antarktikë
Një grup kërkuesish nga programi antarktik australian (AAP) njoftoi në një komunikatë se sipërfaqja e akullit që është shkëputur dhe që lundron është më e madhe nga sa besohet.
Akulli Totten, sipërfaqja e të cilit është sa ajo e Francës, është nën mbikqyrjen e shkencëtarëve. Kjo është një pasojë e ngrohjes globale që rrezikon rritjen e nivelit të detit. Eksperti Ben Galton-Fenzi, drejtor i AAP-së thotë se akulli Totten është një nga më të shpejtët ndër akujt e mëdhenj të Antarktidës dhe besohej se një pjesë e konsiderueshme e tij ishte e mbështetur mbi zonën shkëmbore të Antarktidës.
Ekspedita shkencore përdori valë sizmike artificiale që të mund të vërejnë përmes akullit, kështu u arrit që të zbulohej se një volum akulli shumë më i madh nga sa besohej lundronte mbi oqean. Në disa vende besohej që ishte i ngecur, por u zbulua ujë poshtë tij, çka tregon se është duke lundruar.
Akulli ka një sipërfaqe më të madhe të ekspozuar në ujë dhe për këtë është më i ndjeshëm për ndryshimet klimaterike të së ardhmes. Nëse do të shkrijë plotësisht, Totteni ka mjaftueshëm akull sa për të rritur nivelin e ujit në tre metra.
Winberry, profesor në “Central Washington University”
Sipas NASA-s, që prej 2002 Antarktida ka humbur 125 milionë tonelata akull në vit. Meqë kontinenti përmban 62% të rezervave të ujit të freskët, kjo mund të shkaktojë shkripëzimin e deteve botërore, çka do të provokonte ngordhjen e shumë specieve detare. Që nga shekulli XX niveli i deteve në botë është rritur 20 cm dhe në fund të këtij shekulli mendohet që do të arrijë deri në një metër ose më shumë, por ende nuk dihet. Gjithsesi e rëndësishme është studimi i akujve si Totteni.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor, 16:12
-
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
10 Nëntor, 20:12
-
A po e vret globin ngrohja globale? Çifti britanik bën foto në të njëjtin vend pas 15 vitesh dhe ndryshimi është i frikshëm
6 Gusht, 14:41
-
Planeti përjetoi prillin më të nxehtë në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekordet e nxehtësisë për të dytin vit radhazi
8 Maj, 07:46
-
Dita e Tokës/ Shkencëtarët: Europa, kontinenti që po ngrohet me shpejtësi
22 Prill, 13:10
-
Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale
23 Mars, 19:46
-
Ngrohja globale, bota kalon ‘kufirin’ 1.5 gradë celsius gjatë viti që lamë pas! Shkencëtarët: Po përjetojmë periudhën më të ngrohtë
8 Shkurt, 14:57
-
VIDEO/ Shikoni si do të dukeshin qytetet kryesore në botë nëse temperatura e Tokës do të rritej me 3 gradë, nga Napoli në New York
10 Dhjetor 2023, 19:29
-
Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori
30 Nëntor 2023, 21:35
-
A mundet ngjyra më e bardhë në botë të shpëtojë Tokën?
19 Nëntor 2023, 19:59
-
OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin ushqimor në botë
12 Gusht 2023, 13:39
-
Vala e të nxehtit, ja çfarë po ndodh me planetin tonë! Shkenca: Dioksidi i karbonit fajtori më i madh për ngrohjen globale
24 Korrik 2023, 13:24