Tetovë- Agim Ibraimi, ylli i kombëtares maqedonase ka nënshkruar me ekipin e qytetit ku u lind dhe u rrit. Sulmuesi 30 vjeçar ka nënshkruar me kuqezinjtë deri në vitin 2022. Ibrahimi është larguar që në moshën 17 vjeçare nga Tetova, ku dhe nisi hapat e para si futbollist profesionist për të kaluar në Austri tek Salzburg. Për 2 vite ai është paraqitur me Olimpija në Slloveni dhe Eskehirsporin në Turqi. Hapin e madh Ibrahimi e bëri nga Nafta Lendava tek Maribor në Slloveni ku dhe shënoi 29 gola në 107 ndeshje.
Pas Maribor shqiptari do të kalonte në një huazim tek Cagliari në Seria A por mungesa e hapësirave bëri që të mbyllet aventura në kampionatin italian, për të përfunduar në Kazakistan tek Astana dhe më pas sërish në Slloveni tek Domzale.
Me përfaqësuesen maqedonase Agim Ibraimi është paraqitur 39 ndeshje duke shënuar 7 gola.
Shkëndija e Tetovës kryeson kampionatin maqedonas duke synuar fitimin e titullit kampion por dhe objektivin për t'u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion europian. Prej disa vitesh tetovarët po tentojnë por pa rezultat, Eksperienca europiane e Ibrahimit dhe cilësitë sulmuese janë armë shtesë për kuqezinjtë.