Një shtyllë e tensionit të ulët në qytetin e Librazhdit u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Flakët shpërthyen si pasojë e një shkëndije elektrike.

Mësohet se aty është vendosur një transformator i ri por fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Problemi është rregulluar dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale.