FIER- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në Portëz të Fierit, në pronësi të Sokol Meçe. Mësohet se pika e gazit ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije të shkaktuar gjatë mbushjes së një bombule gazi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.
Pronari i karburantit Sokol Meçe ka folur për Report Tv lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se ka flakët e zjarrit ishin neutralizuar në kohë nga punëtori, por edhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka vënë nën kontroll situatën.
"Ishte duke punuar punëtori dhe vë re një problem. U mundua të fikte atë dhe gazi po avanconte më tepër. Kur erdhi zjarrfikësja ai e kishte fikur çdo gjë. Pati dëme vetëm në disa llamarina. Ne reaguam menjëherë me fikëset e zjarrit. Edhe zjarrfikësja erdhi, por ne e kishim nën kontroll", u shpreh pronari Meçe.