Shkencëtarët gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë "derë". Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet  fatal për qelizat e kancerit. 

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që - varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur. 

Prof. Günter Mayer - Kekulé-Institut (Barbara Frommann)

Prof. Günter Mayer

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori. Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin. Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë. "Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator", thotë Meyer. Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë. Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit.  /DW

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 16/05/2019 02:38

    Personi i pare i cili me sukses ka mposhtur c´do lloj kanceri, ka marre cmimin Nobel per mjeksi ne vitin 1926 (1927),The Nobel Prize in Physiology or Medicine 1926 was awarded to Johannes Andreas Grib Fibiger "for his discovery of the Spiroptera carcinoma. Por industria famazeutiko-mjeksore nuk kishte interese, trajtimi nuk guxonte te ushtrohej, me vone ne vitet e 50-ta shkencetare tjere moren cmimin Nobel per te njejten teme. Ju pyetni me te drejte, sie eshte e mundur? Jam kimist, jetoj ne perendim, nga viti Jun.2000- Nov.2018 kam punuar ne industri farmazeutike ne RESEARCH & DEVELOPMENT, pikerisht ne TUMOR INHIBITORS. Edhe pse c`do pacient mund pa probleme te sherohet, nuk guxon te aplikohet. Crime against humanity, thjesht e pabesueshme si ndodh kjo, business as usual!!! Vetem 3 kompanite me te medhe ne bote shesin medikamente onkologjike (gjoja kunder kancerit) ne vlere me paku 50 miliarde (50.000.000.000). Pershendetje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë