ÇEKI- Një person ka humbur jetën, pasi një teleferik në lëvizje u shkëput dhe u përplas në tokë në Çeki.
Policia dhe punonjësit e shërbimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi një nga dy kabinat e teleferikut u përplas përtokë pasditen e së dielës pranë qytetit të Liberec.
Martin Puta, kreu i qeverisë rajonale, tha se vetëm një person humbi jetën fatalisht gjatë një aksidenti.
Sipas informacioneve të publikuara në mediat lokale, 15 persona të cilët po bënin xhiro në kabinë e teleferikut pas kësaj nuk u dëmtuan.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet që sollën këtë tragjedi në të cilën ka humbur jetën një person.
Kjo ishte përplasja e parë me teleferik pas shumë vitesh, pasi e fundit është regjistruar në vitin 1933.
Përplasja ndodhi vetëm një ditë përpara se teleferiku të planifikohej t'i nënshtrohej një mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javore.