SHKODER - Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin ‘Mëhalla e Çakanjve” në Shkodër.

Përplasja ka ndodhur teksa të dy personat njëri më biçikletë dhe tjetri me motoçikletë janë përplasur teksa udhëtonin.

Sipas inspektimeve të policisë pas aksidentit është bërë e ditur se drejtuesi i motoçikletës ka përlpasur drejtuesin e biçikletës Besnik Rama 45 vjec. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kome në rrezik për jetën.

Si rezultat i përplasjes ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i motorcikletës shtetasi Zenel Kodra 18 vjec, i cili ka marrë plagë të rënda në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

(ad.ti/shqiptarja.com)