Një 26-vjeçar në Shkodër është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasi E.V. 26 vjeç, banues në fshatin Barbullush.
E.V menjëherë pas plagosjes është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit Gj.M. 28 vjeç dhe Gj.M. 32 vjeç, të dy banues në fshatin Barbullush, të cilët për motive të dobëta dyshohet se kanë plagosur shtetasin E.V.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com