SHKODËR - Modeli i menaxhimit të plazheve në vendin tonë është i dështuar prandaj nevojitet që vitin e ardhshëm të propozohet një model tjetër, kjo është deklarata e bërë nga drejtori i agjencisë kombëtare të Bregdetit Auron Tare gjatë hapjes së kampit të vullnetarëve ku ishte i pranishëm edhe Zv/ministri i zhvillimit urban dhe turizmit Alfred Dalipi.
Nga ana tjetër Zv/ministri i zhvillimit urban dhe turizmit Alfred Dalipi tha se pastrimi territorit është emergjencë kombëtare
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, këtë sezon turistik do të vendosen afro 10 kampe të tilla të shpërndara në të gjithë vijën bregdetare.
31 vullnetarë, nga të cilët 26 maturantë të ekselencës nga Kosova do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht në plazhin e Velipojës, në zonën e Rrjollit për të ofruar shërbime, si dhe duke kontribuar në pastrimin e territorit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO