SHKODËR - Policia e Shkodrës ka arrestuar 47-vjeçarin Pal Prroni, i cili prej më shumë se një viti ishte shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje.
47- vjeçari Pal Prroni akuzohet se pas një debati të çastit për një borxh të pashlyer ka qëlluar me armë 34-vjeçarin Florjan Stërkaj. Ky i fundit ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e 26 janarit të vitit të kaluar në një lokal në fshatin Omaraj të Komunës Gruemirë, ku sipas hetuesve borxhi prej 100 mijë dollarë mendohet se është shkaku i vrasjes së Florian Sterkajt.
Ndërkohë që Gjykata e Shkodrës ka vendosur më 8 shkurt 2014 masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçari Prroni për këtë ngjarje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkodër, u plagos pas sherrit për borxhin, vdes në spital F. Stërkaj