SHKODËR - Janë asgjësuar 2221 rrënjë kanabis sativa sot nga efektivët e policisë së qarkut të Shkodrës gjatë operacioneve të ndërmarra nga efektivët e policisë ndaj luftës së kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë, në vendin e quajtur fshati “Toplanë”, komuna Temal e rrethit Shkodër është ushtruar kontroll dhe janë gjetur 6 parcela, në të cilat ishin mbjellë 712 rrënjë, bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.
Gjithashtu, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe monitorimeve të kryera nga ajri me helikopter nga ana e shërbimeve të policisë së komisariatit të policisë Shkodër është ushtruar kontroll në vendin e quajtur fshati “Kir”, komuna Pult e rrethit Shkodër, ku janë gjetur 6 parcela, në të cilat u gjetën të mbjella 1.509 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë nisur procedimin penal për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Alfons (Dritan) Bardhok Florini, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Breg, komuna Rrape e rrethit Pukë, i arrestuar më datën 20.08.2013 për veprat penale “kultivim të bimëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi në këtë datë rreth orës 12.00 nga ana e shërbimeve të komisariatit të policise Pukë u bë rikëqyrja e vendit të ngjarjes dhe zonës në vendin e quajtur “Lumzi”, komuna Rrape, ku u gjetën edhe 150 (njëqind e pesëdhjetë) rrënjë të tjera Canabis Sattiva, të mbjella në një largësi rreth 800 metër nga parcela e mëparshme. Bimët e gjetura, pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com