SHKODER - Luhatjet e energjisë elektrike kanë bërë që mesditën e së shtunës 5 anëtarët e familjes Qukaj në fshatin Golem në komunën Rrethina të Shkodres të mbesin sërish në qiell të hapur, pasi shtëpia ku banonin është shkrumbuar nga zjarri. Në momentin që ka rënë zjarri brenda banesës kanë qënë 3 fëmijët e familjes Qukaj sëbashku me babain Ndoc Qukaj, të cilët kanë shpëtuar falë ndihmës së banorëve të fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e zjarrëfikëses megjithate zjarri ka përfshirë të gjithë banesën.

Kujtim PRELMATAJ - Komshinj
Nga luhatjet e tensionit ka marrë flakë televiziori, dhe brenda pak sekondash zjarri është përhapur në gjithë banesën. Brenda dy muajve kjo është hera e dytë që banesa e Ndoc Qukajt është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa kjo familje prej 5 vitesh është e ngujuar pasi vuan nga fenomeni i gjakmarrjes.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)