Shkodër, bashkëmoshatari plagos
me armë zjarri 19-vjeçarin në lokal

Shkodër, bashkëmoshatari plagos<br />me armë zjarri 19-vjeçarin në lokal
SHKODËR- Një 19- vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij në një lokal në qendër të qytetit të Shkodrës gjatë një konfilkti momental.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë dollarit në qendër të qytetit të Shkodrës, rreth orës 17-15 minuta të së shtunës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, adoleshenti ka qenë duke qëndruar brenda lokalit së bashku me disa të afërm të tij ndërsa ka nisur të dëbatojë me disa bashkëmoshatarë të tij. 

Në këtë moment njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të 19- vjeçarit, Francesk Malaj i cili ka qenë i ulur në  prej tavolinave të lokalit.

Si pasojë, 19- vjeçari ka marrë dy plagë në këmbën e djathtë. Kanë qenë bashkëmoshatarët e Malajt të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet në gjëndje jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjës, ndërsa ka identifikuar autorët, që për arsye hetimi nuk bën të ditur emrin e të dyshuarit. 

Redaksia  online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK