Këshilli Bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e djeshme nuk e ka miratuar kontratën për lidhjen e marrëveshjes për menaxhimin e stadiumit ‘Loro Borici’ mes FSHF dhe bashkisë.

Kontrata parashikonte marrëveshje 20 vjeçare, me kusht që Kombëtarja të përdorte stadiumin për ndeshjet e kuqezinjve, por Këshilli ka ngritur një komision për verifikimin e marrëveshjes duke zvarritur punimet.

Ndërsa një tjetër vendim që ka lënë të pakënaqur ekipin e Vllaznisë ka qenë kalimi i vetëm 190 mln Lekëve nga 370 që ishin planifikuar për ekipin.


d.b/shqiptarja.com