Shkodër, familjarët protestojnë pas 11
vjetësh për moszbardhjen e tragjedisë

SHKODËR - Njëmbëdhjetë vjetori i tragjedisë së 9 Janarit 2004, ku 28 persona humbën jetën në ujërat e Karaburunit ka nxjerrë sërish në protestë familjarët e tyre. 

Nga sheshi para bashkisë Shkodër përmes një deklaratë për median familjarët e viktimave kërkuan sërish hapjen e hetimeve nga ana e prokurorisë dhe denimin e përgjegjësve të këtij krimi. 

Ata hodhen akuza të rënda ndaj qeverisë së kaluar për mos zbardhjen e këtij krimi.

“Ne familjarët e ngjarjes tragjike të 9 janarit të 2004, edhe pas 11 viteve të kaluar nga kjo ditë e zezë ndihemi të trishtuar, por edhe më të fyer dhe më të poshtëruar se kurrë, jo thjesht se në këtë ngjarje humbën njerëzit tanë të shtrejntë por edhe për faktin tjetër të pa kundërshtueshëm se personat që shkaktuan këtë tragjedi pjesëtar të strukturave të shtetit, edhe pse plotësisht të identifikuar nuk u vunë para ligjit,” u shpreh Nikoll Mehillaj, kryetar i shoqatës “9 Janari”.

Nga ana tjëtër Ndoc Bjeshka shton se nuk do reshtim së kërkuari hapjen e cështjes dhe denimin e përgjegjësve të vërtetë.

”Ne kërkojmë rifillimin e çështjes se e kanë pushuar heshtjen prokuroria e Vlorës dhe ne kemi marrë masa për këtë problem dhe bëjmë thirrje të shkojnë në prokurori të krimeve të rënda,”- vjon Ndoc Bjeshka një nga familjarët.

28 viktimat, pjesa më e madhe ishin nga veriu i vendit. Sipas familjarëve të viktimave 8 trupa janë varrosur ndërsa vendi i varrimit mbahet fshehur.

shkoder


shkoder

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit

Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit