Shkodër, fluks aplikimesh në drejtorinë e ZRPP, mungojnë specialistët

Në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër, edhe pse konstatohet fluks, nga 70 deri në 100 aplikime në ditë, puna vijon me staf të reduktuar. Kjo situatë ka krijuar shpesh vonesa dhe kryeregjistruesi Shkelzen Berisha, thotë se ka mungesa specialistësh. “Sipas llogaritjeve, në muaj shkojnë gati 200 apo 300 dosje të papërpunuara. Është një ngarkesë shumë e madhe që i ngarkohet pastaj specialistëve në rikuperimin e këtyre dosjeve. Jemi në propozime për emra të rinj. Shpejt do plotësohet ky numër punonjësish dhe themi të hyjmë në ritmin e plotë të punës së hipotekës”, thotë Berisha për mediat.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë