Menjëherë pas kësaj ngjarje u vendos pezullimi për shtatë punonjës të policisë, mes tyre dhe shefi i rendit.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Mikel Doçi ka mundur t'u ikë punonjësve të policisë në kohën kur po e zbrisnin nga fugoni i policisë.
Dyshimet për këtë arratisje janë jo të vogla, për shkak se komisariati i policisë së Shkodrës ka një pozicion të atillë që nuk të krijon lehtësira për t'u ikur policëve.
Doçi ishte ndaluar për një konflikt me armë që ndodhi të shtunën në Shkodër.
Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa ishte shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com