Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme dhe ka filluar procedimin në gjendje të lirë për një tjetër.

Në pranga ka përfunduar Gjin Rrasa, 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë  dhe Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në fshatin Grudë.

Ndërkohë për 47-  vjeçarin, B.F,  blutë e Shkodrës kanë nisur procedimin në gjendje të lirë, pasi është kapur me kamionin e tij duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Pjetër Rreshja është arrestuar pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit,  është kapr me kamionin e tij të ngarkuar me lëndë drusore dhe pa dokumentacionin e nevojshme, po me një faturë tatimore të falsifikuar të lëshuar nga Gjin Rrasa, administratori i një subjekti fizik në emër të tij.

Njoftimi i policisë:
Me datë 24.08.2017 nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", "Fshehje e te ardhurave" dhe "Fallsifikim i dokumentave" parashikuar nag nenet 205, 180 e 186 i Kodit Penal, i shtetasve:
 
Gjin Rrasa, 48 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër.

Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datë 24.08.2017 në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, shtetasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe me një faturë tatimore të fallsifikuar të lëshuar nga shtetasi Gjin Rrasa i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për veprat penale "Prerje e paligjshme e pyjeve" e "Fshehje e të ardhurave" parashikuar nga nenet 205 e 180 të Kodit Penal për shtetasin:

B. F. 47 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Shkodër

Për këtë shtetas filloi procedimi penal pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës

Materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjjyqësor Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com