Shkodër, ndahet nga jeta aktori
i njohur i humorit, Gjosho Vasija

Shkodër, ndahet nga jeta aktori<br />i njohur i humorit, Gjosho Vasija
SHKODËR - Aktori i njohur i humorit shkodran, Gjosho Vasija, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Ai prej shumë vitesh ka jetuar së bashku me familjen e tij në Trieste të Italisë, aty ku dhe ka ndërruar jete sot.

Në prononcimet e tyre për ATA-në, kolegët e tij të skenes, Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Qinari, Bruno Shllaku, etj, thanë se jo vetem ata, por Shkodra dhe Shqipëria, ka humbur njërin prej aktorëve më të njohur të humorit, ku spikatja më e madhe e tij ka qënë kryesisht në profilin e parodisë.

“Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta te humoristit shkodran Gjosho Vasija, i cili ishte një meteor i humorit shkodran, qe falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste e cila nëpërmjet internimit u përpoq t’a mposhte dhe t’a denigrojë figuren e tij, por përkundrazi, Gjosho Vasija me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij, jo vetem në qytetin e Shkodres, por në të gjithë vendin”, është teksti i telegramit që bashkia e Shkodres i ka dërguar familjes Vasija në Triste të Italisë, aty ku të shtuën do të kryehet ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike