SHKODËR - Shkodra dhe çiklizmi shqiptar humbi mjeshtrin e çiklizmit, Ruzhdi Muriqi. Shkodranët përcollën sot për në banesën e fundit një tjetër figurë të njohur sportive.
Ai është Ruzhdi Muriqi, i cili një ditë më parë u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte periudhën e fundit. Krahas qytetarëve të shumtë shkodranë, ku dominonin edhe ato të fushës së sportit, për të nderuar ish çiklistin dhe trajnerin e suksesshëm në vite, Ruzhdi Muriqi, në ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit e pranishme ishte edhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deputeti i qarkut të Shkodrës, Agron Çela, etj.
Vetë karriera e tij e pasur, si çiklist kampion i Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares shqiptare, por edhe si trajner po kaq i sukseshëm i Vllaznisë dhe kombëtares së Shqipërisë, bëri që sot në Shkodër, të ishin edhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, klubet e kryeqytetit sportistë dhe sportdashës të shumtë.
Ruzhdi Muriqi, ishte pjesë e një familje që i dha shumë sportit të çiklizmit, ku së bashku me dy vëllezërit e tij, Fadil dhe Gani Muriqi, si dhe nipin e tij, Fuat Muriqi, zënë një vend shumë të rëndësishëm në historinë e sportit shkodran.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/ATA)
/Shqiptarja.com