Shkodër, nis festimi i karnavaleve
 fëmijët me maska veneciane

Shkodër, nis festimi i karnavaleve<br /> fëmijët me maska veneciane
Edhe për 2015 qyteti i Shkodrës ka vijuar kremtimin e karnavaleve që për metropolin verior është kthyer në një traditë. Dita e parë e karnavaleve në këtë qytet u kushtohet fëmijëve, të cilët gjatë ditës sotme kishin braktisur mësimin për t’ju bashkangjitur festës.

Më maska veneciane që janë njëra më e veçantë se tjetra të rinjtë janë grumbulluar në piacën e qytetit, ku atmosfera nuk ka nevojë për shumë koment.

Maskat e spikatura, lojrat dhe muzika e përzgjedhur kanë qënë edhe këtë vit kryefjalë e këtyre karnavaleve, ndërsa sipas organizatoreve pjesëmarrja është e kenaqshme dhe premtuese edhe për të ardhmen.

Sakaq festa e karnavaleve në qytetin e Shkodrës pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

karnavalet
karnavalet
karnavalet

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf