Shkodër, policia aksion në lokalet e
natës, arrestohen 3 persona 

Policia e Shkodrës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion në lokalet e natës, në përfundim të të cilit ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe një 16- vjeçare dhe ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 2 persona të tjerë.
 
Arben Ll, 31 vjeç, M.S, 19 vjeç dhe S.G, 16 vjeç, janë arrestuar pasi ju është gjetur 33,4 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa.
 
Ndërkohë për 46- vjeçarin B.M dhe 36- vjeçarin K.P, ka filluar filluar procedimi penal pasi ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.
 
Mbi B.M dhe K.P rëndojnë veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
 
Njoftimi i policisë:
 
Sekuestrohen në një lokal striptizmi 33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Arrestohen 3 shtetas për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Procedohen në gjendje të lirë pronarët e lokalit për "Fshehje e të ardhurave" dhe "Punësim i paligjshëm".

Në bazë të infromacioneve të marra në rrugë opertive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestmi në flagrancë i shtetasve:

Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë.

M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, 

S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të ketij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal. 

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180 e 170/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve

B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër 

K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë