SHKODER- Vijon operacioni anti-kanabis në të gjithë vendin. Ndërsa Policia e Shtetit bën me dije se vetëm në Rrethin e Shkodrës, ditën e sotme, ka lokalizuar 19 parcela me lëndë narkotike dhe ka asgjesuar në total 4180 rrënjë kanabis sativa.

Policia raporton se në fshatin Kir janë asgjesuar 4 parcela me 630 rrënjë, në Plan 2 parcela me 200 rrënjë kanabis ndërsa në Kujë 10 parcela me 2700 rrënjë dhe është kofiskuar një pushkë. Po në rrethin e Shkodrës efektivët e Policisë kanë lokalizuar dhe asgjesuar 1 parcelë me 500 rrënjë kanabis në Prekal dhe 2 parcela me 150 rrënjë në Malësinë e Madhe.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)