SHKODER- Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, dhe vendosjen e masës “arrest shtëpie” për Fullanin dhe 4 inventarizues, kanë reaguar një grup grash e vajzash në Shkodër. Protestueset kërkojnë që “Golemi të gjykohet në gjendje të lirë pasi është grua”. Sipas tyre Inspektorja “nuk ka pse të rrijë në burg, pasi s’është kriminele”.
 
Ditën e djeshme, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Ardian Fullanit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, por la në fuqi vendimin “arrest me burg” për Inspektoren e Përgjithshme të BSH, Elivar Golemi.
 
Ardian Fullani dhe Elivar Golemi akuzohen për shpërdorim detyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)