TIRANË - Në Shkodër rrugët e papërfunduara së rikonstruktuari kanë krijuar shumë probleme tek banorët e zonës.
E tillë është rruga “Arra e madhe”, punimet e së cilës janë ndërprerë prej 6 muajsh nga firma kontraktore.
Rruga “Arra e madhe” në qytetin e Shkodrës vijon prej me tepër se gjashtë muajsh të jetë në një gjendje tejet të vështirë, pasi punimet e nisura jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por kanë mbetur përgjysmë.
Punimet në këtë rrugë kanë nisur sërish edhe pse rikonstruktimi i saj ka ndodhur vetëm 4 vite me parë. Banorët shprehen se punimet janë ndërprerë, ndërsa përballen me një sërë problemesh.
Rruga është përpara shkollës “Dëshmoret e Prishtinës”, ku edhe pas pak ditësh nis edhe viti i ri shkollor, duke vështirësuar kështu së tepërmi lëvizjen e fëmijëve për në shkollë, për të mos përmendur sezonin e vjeshtës dhe fillimin e shirave ku qarkullimi bëhët thuajse i pamundur.

(Në foto: Punimet e papërfunduara në rrugën "Arra e madhe".
Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com