SHKODER – Një 64 vjeçar është arrestuar nga strukturat e Seksionit kundër krimit në policinë e Shkodrës, pasi tentoi të vriste nënën e tij sepse nuk i dha lekë për të luajtur bixhoz.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Bujar Kotrri, 64 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa sqaron se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë së Shkodrës, Kotrri luante bixhoz dhe për këtë arsye kërkonte vazhdimisht para nga e moshuara, situatë e cila ka vijuar më tej në një konflikt në të cilin autori ka tentuar dhe të vrasë nënën e tij me mjete të forta, shtetasen M.Kotrri, 84 vjeç, e cila aktualisht gjendet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të gjitha procedurat hetimore në ngarkim të shtetasit Bujar Kotrri, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative”.
(gm/shqiptarja.com)