SHKODER- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka premtuar hapjen e shkollave profesionale në të gjithë vendin. Gjatë një vizite në Shkodër, Veliaj inkurajoi të rinjtë se arsimi profesional është një mënyrë e garantuar për punësim.
 
Gjatë bashkëbisedimit me mësues dhe nxënës të qytetit të Shkodrës, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, ka bërë të ditur se do të ketë edhe rishikim të buxhetit përsa i përket mbështetjes ndaj arsimit profesional në të gjithë vendin.

Ministri Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të shkollës austriake ku i ka pyetur rreth të ardhmes së tyre dhe projekteve që dëshirojnë të zbatojnë, ndërsa më pas ka vizituar edhe mjediset e shkollës. Diploma e kësaj shkolle njihet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)