Shkodër, xhamia e Plumbit e
përmbytur, Myftiu: Turp i madh

Shkodër, xhamia e Plumbit e <br />përmbytur, Myftiu: Turp i madh
SHKODER - Situata në të cilën ndodhet xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodres është një turp i madh për të gjithë. Ka qenë ky reagimi i myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari gjatë një deklarate për shtyp në lidhje me përmbytjen e këtij objekti kulti dhe njëkohësisht monumenti kulturor.

Sipas myftiut është e patolerueshme degradimi i kësaj xhamie nga përmbytjet e njëpasnjëshme ku gjatë 3 viteve të fundit ka njohur disa përmbytje dhe kjo si shkak i mos ndërtimit të projekteve që do evitonin përmbytjen e saj.

Xhamia e Plumbit, një prej veprave më të rëndësishme kulturore në Shkodër, e ndërtuar në vitin 1773, është së fundmi nën ujë prej disa ditësh ndërsa niveli i tij ka ardhur duke u rritur.

Xhamia e Plumbit në Shkodër është monument kulture me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore. Është ndër të rrallat objekte të kultit mysliman në Shqipëri e ndërtuar sipas stilit osman. Ajo që bie në sy në historinë e Xhamisë së Plumbi është fakti se ajo ka qenë ndër të paktat objekte fetare, e cila nuk iu nënshtrua shkatërrimit të ateizmit komunist

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë