SHKODER - Si shkak i shkarkimeve nga hidrocentralet e kasakadës së Drinit sipërfaqja është rritur me mbi 7000 ha tokë bujqësore nën ujë.
Gjatë 48 orëve të fundit nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit është shkarkuar ujë me 900 m3/sek dhe si pasojë është rritur sipërfaqja e zonës së përmbytur në të gjithë zonën e Nënshkodres ndërsa 750 banesa në të gjithë rrethin e Shkodrës janë izoluar nga uji dhe 30 shtëpi janë përmbytur.
Si pasojë e përmbytjeve vijojnë të jenë të bllokuara rrugët, Shkodër-Dajç, Shkodër-Obot dhe Shkodër-Velipojë. Komuna më problematike paraqitet Ana e Malit me mbi 1800 ha nën ujë ndërsa fshatrat e Obotit dhe Goricës janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Sipas kryekomunarit të kësaj komune Xhevat Mollca nga strukturat qëndrore ka mbërritur një shkresë në të cilën deklarohet se në këtë zonë është shpallur gjendja e emergjencës civile por nga ana tjetër në prefekturën e Shkodres nuk ka ndonjë informacion për këtë vendim.
Probleme ka edhe në komunën e Berdicës në fshatrat e Trushit ka sipërfaqja nën ujë është në mbi 1000 ha tokë bujqësore ndërsa uji ka izoluar disa banesa në fshatin e Trushit të Poshtëm. Komuna e Dajçit të Bregut të Bunës është një nga komunat me sipërfaqe të madhe nën ujë me afro 2 000 ha të përmbytur gjithashtu edhe në komunën e Bushatit janë mbi 1000 ha nën ujë dhe zona më problematike është në fshatin e Malit të Jushit.
Fryrja e liqenit ka bërë që uji të dalë edhe pranë pedonalës së urës së vjetër të Bunës gjithashtu edhe pranë lagjeve periferike në qytetin e Shkodres ku probleme ka pranë zonës së livadheve gjithashtu edhe pranë “ish shtëpisë së mushkonjave” në Tophanë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com