Shkodër, 16 vjet burg Krujës, tentoi
të vriste kryekomunarin e Rrethinës

Shkodër, 16 vjet burg Krujës, tentoi<br />të vriste kryekomunarin e Rrethinës
SHKODER - Xheladin Kruja, 34 vjeçari që tentoi të vriste ish- kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja, në burgun e Shën Kollit, do të vuajë dënimin prej 16 vitesh e 8 muajsh në burgun e sigurisë lartë për veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Gjykata e Apelit në Shkoder ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Lezhë, e cila me 19  mars të 2013-ës kishte vendosur dënimin e tij me 25 vite burgim. 

Në aplikim të nenit 406 të kodit të procedures penale, dënimi i Krujës ishte vendosur me 16 vjet e 8 muaj burgim. Pasi është njohur me pretendimet e palës mbrojtëse dhe ka dëgjuar prokurorin e çështjes, togat e zeza të Apelit kanë vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke dënuar me 16 vite e 8 muaj Xheladin Krujën.

Vetë autori i ngjarjes përpara Prokuorit të çështjes kishte pranuar autorësinë e krimit ndërsa kishte kërkuar që të gjykohej me gjykim të shkurtuar, pranuar kjo nga gjykata. Kjo kishte ndikuar edhe në uljen dënimit nga 25 vite në 16 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, është provuar, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë.

Ky sulm ka ndodhur pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjaret.

Nga ana tjetër, për këtë krim, prokuroria mori me cilesinë e të pandehurve edhe pesë punonjësit e policisë së burgut, Arben Tushaj, Bujar Kasmi, Petrit Ahmeti, Petrit Marku dhe Artur Meraj, të cilet kishin për dëtyrë shoqërimin e Mujes dhe atë të agresorit Kruja brenda ambienteve të burgut.

Të pandehurit u gjykuan për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit