Shkodër, 28-vjeçari vihet në pranga, theu masën e arrestit për të shitur doza kanabisi

SHKODËR - Një 28-vjeçar u kap në flagrancë nga policia pasi theu masën e arrestit shtëpiak për të shitur doza kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik, E.L., banues në Shkodër iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në doza gati për shitje. 28-vjeçari u vu në pranga në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli 2'. 

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ky shtetas ishte me masën e arresti shtëpiak prej Gjykatës së Tiranës për veprën penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.

'Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora pas takimit me Ramën dhe Kurtin: Ndjej të njëjtat emocione si gjyshi im më 1912! Të shohim para për të ardhmen! Rroftë Shqipëria

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora pas takimit me Ramën dhe Kurtin: Ndjej të njëjtat emocione si gjyshi im më 1912! Të shohim para për të ardhmen! Rroftë Shqipëria