SHKODËR - 32 nxënës të rrethit të Shkodrës nuk kanë mundur të nisin vitin shkollor 2013- 2014 dhe t'i bashkohen nxënësve të tjerë në bankat e shkollave pasi janë të ngujuar.

Shifrat bëhën publike nga misionarët e paqes dhe pajtimit që operojnë në këtë qark, që vënë në dukje se fshati Bardhaj ka edhe numrin me të lartë të fëmijëve të ngujuar.

Edhe pse ngujimi i fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare është i ndaluar në Kanun, këto fëmijë e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë.

Edhe pse ekziston nje projekt i vënë në jetë nga DAR, këta fëmijë, për shkak të vendit ku jetojnë, e kanë të pamundur të jenë pjesë e shkollave te posaçme për të ngujuarit.
Mësimi i këtyre fëmijëve zhvillohet brenda shtëpive të tyre, ku mësuesit shkojnë për t'u dhënë mësim. 

Gjatë viteve të fundit roli i strukturave të shtetit dhe i shoqërisë për parandalimin e këtij fenomeni realisht mund të konsiderohet tepër i ulët, ndërsa gjakmarrja e ka sfiduar hapur shtetin.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)