Një 33 vjeçar ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në trup. Ai ka pretenduar se gjatë një konflikti të çastit në rrugën " Isa Jakupi" e kanë goditur me send të forte 2 persona
Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën " Isa Jakupi" e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar informoi sot policia e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.