SHKODËR - Një 56-vjeçar është dhunuar rëndë në oborrin e pallatit ku  banon në lagjen “Naim Gjylbegu” në qytetin e Shkodrës.

Z.Xh, u godit dhunshëm me sende të forta rreth orës 16:55. 56-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është identifikuar agresori.

"Veprimet po kryhen me grup hetimor në përfundim do të jepet dhe informacioni përfundimtar", njofton Policia e Shkodrës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)