SHKODER- Sipërfaqja e tokave të përmbytura në rrethin e Shkodrës është rritur si shkak i shkarkimeve nga hidrocentralet e kasakadës së Drinit. Shefi i emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodrës, Pëllumb Dani konfirmoi sot se sipërfaqja e përmbytur ka shkuar mbi 6000 ha tokë bujqësore nën ujë.
Sipas Danit gjatë 48 orëve të fundit nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit është shkarkuar ujë me intensitet të lartë nga 900 m3/sek në 1200m3/sek dhe sipasojë është rritur sipërfaqja e zonës së përmbytur në të gjithë zonën e Nënshkodres ndërsa 707 banesa në të gjithë rrethin e Shkodres janë izoluar nga uji dhe 28 shtëpi janë përmbytur.
Ministria e Brendshme shpalli sot gjendjen e emergjencës në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Shtabi i emergjencave pranë prefekturës së Shkodrës deklaron se të mërkurën do nisë shpërndarja e ndihmës për fermerët e prekur nga përmbytjet. Në fshatin Obot janë 9 banesa të përmbytura, të pabanueshme, 350 banesa të rrethuara nga uji ndërsa dëmet në blegtori e buqjësi janë të konsiderueshme.
Si pasojë e përmbytjeve vijojnë të jenë të bllokuara rrugët, Shkodër-Dajç, Shkodër-Obot dhe Shkodër-Velipojë. Komuna më problematike paraqitet Ana e Malit me mbi 1800 ha nën ujë ndërsa fshatrat e Obotit dhe Goricës janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Sipas kryekomunarit të kësaj komune Xhevat Mollca nga strukturat qëndrore ka mbërritur një shkresë në të cilën deklarohet se në këtë zonë është shpallur gjendja e emergjencës civile por nga ana tjetër në prefekturën e Shkodres nuk ka ndonjë informacion për këtë vendim.
Probleme ka edhe në komunën e Bërdicës në fshatrat e Trushit ka sipërfaqja nën ujë është në mbi 800 ha tokë bujqësore ndërsa uji ka izoluar disa banesa në fshatin e Trushit të Poshtëm. Komuna e Dajcit të Bregut të Bunës është një nga komunat me sipërfaqe të madhe nën ujë me afro 2 000 ha të përmbytur gjithashtu edhe në komunën e Bushatit janë mbi 800 ha nën ujë dhe zona më problematike është në fshatin e Malit të Jushit.
Zona të përmbytura janë edhe fshatrat e Kucit dhe Vukatanës në komunën e Gurit të Zi. Ndërsa fryrja e liqenit ka bërë që uji të dalë edhe pranë pedonalës së urës së vjetër të Bunës gjithashtu edhe pranë lagjeve periferike në qytetin e Shkodres.
VAZHDOJNE SHKARKIMET NGA HEC I FIERZES
Reshjet e shiut që janë të vazhdueshme edhe pse me intensitet të ulët, kanë sjellë një nivel të lartë të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë që shkarkimet e ujit të vazhdojnë pa ndërprerje që nga mbrëmja e së shtunës. Por, duke qenë se shkarkimet vazhdojnë me 500 metër kub ujë në sekondë, aq sa mbrëmjen e së shtunës, rënia e nivelit të ujrave të liqenit është shumë e vogël, pasi prurjet e ujit janë mjaft të larta. “Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës në orët e mëngjesit të sotëm janë rreth 800 metër kub ujë në sekondë, një tregues që është i njëjtë prej dy ditësh. Thuajse në të njëjtat tregues është edhe niveli i ujrave, qe në orët e mëngjesit është 296,10 metra mbi nivelin e detit”, pohojnë burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës.
Në hidrocentralin e Fierzës, secila prej 4 turbinave në gjendje pune shkarkon 80 – 100 metër kub ujë në sekondë. Kjo dhe sasia e shkarkimit prej 500 metrash kub ujë në sekondë bën që ulja e nivelit të liqenit të jetë mjaft e vogël, në kushtet kur prurjet e ujit arrijnë në rreth 800 metër kub ujë në sekondë.
Niveli maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra mbi nivelin e detit. Kjo e ka bërë të dosomsdoshmë shkarkimin e ujrave, një proces që do të vazhdojë për një kohë ende të pacaktuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com