Shkodër, 87 kubikë me kanabis, në hetim 4 policë dhe kryeplaku
Në kuadër të 'Strategjisë Kombëtare Antikanabis', një tjetër kryeplak në Shkodër është arrestuar dhe 4 punonjës të policisë janë ndjekur penalisht. VIDEO
Vijon aksioni i Policisë për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Në qytetin e Shkodrës janë arrestuar Paulin Kola dhe Zef Kola, për shkak se iu gjetën 87 kubikë me bimë kanabisi në njësinë Administrative Gur i Zi.
Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kanabisit, Policia po heton 5 punonjës të saj, mes tyre edhe dy shefa hetimi.
Gjithashtu për drogën e gjetur do të hetohet në gjendje të lirë edhe Administratori i Njësisë Administrative Gur i Zi Pjerin Marku si dhe kryeplaku i fshatit Rrenc.
Hetimi i zyrtarëve dhe punonjësve vendor po bëhet në kuadër të masave që po ndërmerren për parandalimin e kanabisit. Tashmë policët e zonës, kryepleqtë, por edhe punonjësit e administratës vendore, do të mbajnë përgjegjësi për kanabisin.
Strategjia e qeverisë parashikon angazhimin e të gjitha strukturave për parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke filluar që nga policia, SHISH dhe deri te inspektorët pyjore.
Pak ditë më parë kanë enë punonjës të Policisë së Kurbinit që u pezulluan nga detyra si dhe nisën hetimet për drejtorin e Policisë dhe nëndrejtorin, për shkak se u gjet një parcelë me kanabis në këtë zonë.
Të arrestuar Paulin Kola, 35 vjeç Zef Kola, 59 vjeç
Do hetohen Pjerin Marku Administrator i Njësisë Administrative Gur i zi
Kolë Marku Kryeplak i fshatit Rrenc
Rexhina Kola, 58 vjeçe, banuese në Rrenc
Marian Kola, 30 vjeç, banues në Rrenc
Policët që po hetohen Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B
Shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H
Referent i SPZ , Nënkomisar E. Sh
Specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha.
Ndihmës Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia
Zyrtarët dyshohet se kishin dijeni për drogën por nuk raportuan në polici, për këtë arsye kanë nisur hetimet pë 5 policët.