“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet pavarësia e Kosovë, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, është shprehur Zariç.
I pyetur nëse ky qëndrim përballë Kosovës, e njohur tashmë nga 115 vende të botës, e penalizon Serbinë, lidhur me integrimin e saj në familjen evropiane, Zaric e mohon në mënyrë kategorike.
“Serbia ka orientim strategjik për integrimin në Bashkimin Europian. Serbia është shtet sovran dhe ka qeveri e President. Vendimi i Serbisë për Kosovën është shumë i qartë”, shtoi Zariç.
Ky qëndrim, vjen një ditë pasi prifti malazez Radomir Nikçevic ritheksoi qëndrimin e shtetit Serb se "Kosova është Serbi”. Megjithatë, Ballkani, tha ai është është një vend i bekuar nga Zoti për të jetuar në paqe.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO







