SHKODER- Zvarritja e proceseve gjyqësore për shkak të mungesave të avokateve mbrojtës është një ndër problemet kryesore të gjyqësorit për qarkun e Shkodrës. Ky fakt është bërë prezent nga vete titullarët e gjykatës gjatë analizës 1-vjeçare të gjykatave të apelit në veri të vendit.
 
Nga ana tjetër kreu i Gjykatës së Rrethit Shkodër, Arbër Çela ka përmendur një sërë problemesh infrastrukturore me të cilat përballet trupa e togave të zeza të kësaj gjykate.
 
Ndryshe nga vitet e tjera Gjykatat e Rrethit gjyqësor, Shkodër, Lezhë, Pukë, Kukës kanë zhvilluar bashkërisht analizën e vitit 2013.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)