Shkodër/ Arrestohen dy shtetas në kërkim, njëri akuzohet për vrasje të mbetur në tentativ

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave gjatë mbrëmjes së djeshme, ku njëri prej tyre akuzohet për vrasje të mbetur në tentativ, ndërsa tjetri për trafikim narkotikësh.

Burime nga policia e Shkodrës, njoftojnë pas një pune të mirorganizuar nga efektivët e D.P.Q. së këtij qyteti dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Mikel Thani, vjeç 24,banues në Shkodër, i dënuar më parë për disa vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
Kapja e këtij shtetasi është bërë në banesën e tij në fshatin Plan, Komuna Pult, Shkodër, ku në momentin e ndalimit ju gjet dhe një armë zjarri automatik me një karikator me fishekë e cila mendohet se është përdorur nga ky shtetas në ngjarjen e datës 30.12.2014.

Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim nga D.P.Q.shkoder, si autor i dyshuar për veprën penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilesuese e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje", pasi me date 30.12.2014, ne lagjen "Guerile", qyteti Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta me shtatasin L. G., ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të banesës së këtij të fundit ku si rezultat i të shtënave janë plagosur shtetasit V. G., B. G. dhe E. G.

Po ashtu paralelisht me sa më sipër, Policia e Shkodrës ka arretuar dhe 41-vjeçarit, Aranit Volumi, i dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër për trafikim Narkotikësh.
Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se arrestimi I 41-vjeçarit u realizua mbrëmjen e djeshme. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit Shkodër, me Vendim datë 04.12.2014, ku vendosi që ky shtetas të kapet dhe të dënohet me burg. Tashmë atij i kanë mbetur 7 muaj dhe 18 ditë burg, sipas vendimit të marrë nga gjykata

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar