SHKODËR – Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim pasi u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit, Tiranë, është gjetur dhe arrestuar ditën e sotme.
37-vjeçari i identifikuar si Ndriçim Ibraj, u dënua me burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ndriçim Ibraj, 37 vjeç, banues në Koplik, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”,-njofton policia.