Shkodër – Asgjësohen 2000 rrënjë kanabis sativa në zonën e Dukagjinit

SHKODËR - Në vijim të operacionit anti-kanabis që po zhvillon policia e Shkodrës, në bashkëpunim me ato të Tiranës dhe forcat speciale të RENEA-s në zonën e Dukagjinit, paraditen e sotme janë asgjëzuar 2000 rrënjë bimë narkotike.
Burime zyrtare nga policia e qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kryesisht në komunat Shalë, Shosh dhe Pult, duke angazhuar 145 forca policore, të ndara në 9 grupe, në përbërje të të cilëve janë forca të Drejtorisë së Policisë dhe FNSH-së së Qarkut Shkodër, oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë kriminaliste, si dhe grupet speciale të RENEA-s, si dhe janë vënë në përdorim 20 automjete.
Nga kontrolli i deritanishëm i territorit nga këto forca, në komunat Shalë e Shosh janë identifikuar 6 parcela, në të cilat ishin kultivuar 2000 rrënjë bimë të dyshuara knnabis sativa, të cilat u asgjesuan me djegie. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune